Aktualitet

Kryetari i ri i AMA-s, Vokshi: Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 23/06/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka akuzuar ditën e sotme mazhorancën se po tenton të kap institucionin e Autoritetit të Medias Audiovizive.

Nëpërmjet  një deklarate nga selia blu, Albana Vokshi denoncoi vendimin e Komisionit Parlamentar të Medias për të përzgjedhur kandidaturat për postin e kryetarit të AMA-s, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

“Në garën për kreun e AMA-s, me pseudokandidatë nëpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afateve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe të PS për këtë post”, tha Vokshi.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme  Komisioni i Mediave vendosi t’i çojë për votim seancës për kryetar të AMA-s kandidaturat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës./Opinion.al

Pas