Endri Zaja, 22-vjeçari, i arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit ishte duke bërë plazh në momentin që është vënë në pranga nga efektivët.
Në videon e mëposhtme, shfaqet Zaja, me rrobat e banjës teksa shoqërohet për në ambientet e komisariatit.
22-vjeçari ishte prej kohësh në kërkim. Sipas policisë Zaja është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.
Zaja po ashtu është shoferi që ka përplasur me makinë një 74 vjeçare italiane në Durrës./Opinion.al