Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet Meta- Rama për Gent Cakaj, zbardhet vendimi i “Kushtetueses”

2021/06/18 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasjet Meta- Rama për Gent Cakaj, zbardhet vendimi i “Kushtetueses”

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin për përplasjet që janë krijuar mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për mosdekretimin nga ana e Metës të Ministrit Gent Cakaj.

Në këtë vendim të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Gjykata Kushtetuese duke u ndalur tek ky ngërç i krijuar, thekson se kompetenca ndahet ndërmjet tri organeve.

“Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.
– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”– shkruhet në vendimin e Kushtetueses.

VENDIMI I PLOT I KUSHTETUESES
Vendim nr. 26 datë 25.05.2021
(V-26/21)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Elsa Toska, anëtarë, me sekretare Enina Kotoni, në datën 18.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 2 (K) 2019 të Regjistrit Themeltar, që u përket:

KËRKUES: KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Elira Kokona, me autorizim.

SUBJEKTE TË INTERESUARA:
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Bledar Dervishaj dhe Katrin Treska, me autorizim.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Mimoza Arbi, me autorizim.

OBJEKTI: Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Interpretimi i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 98, pika 1, 124, pika 1, 131, pika 1, shkronja “ç” dhe 134 të Kushtetutës; nenet 27, 54, 55 dhe 56 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatoren e çështjes, Elsa Toska, mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës, prapësimet e subjektit të interesuar, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që ka kërkuar pushimin e çështjes dhe nëse ajo shqyrtohet në themel, kërkon rrëzimin e kërkesës, parashtrimet e subjektit të interesuar, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës.

PËR KËTO ARSYE:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç” dhe 134, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës, si dhe neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri,

V E N D O S I:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
3. Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
– Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.
– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 25.05.2021
Shpallur më 18.06.2021

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Sekuestrohen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

Sekuestrohen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

COVID-19 në Shqipëri, 3 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com