Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë pak para mesnatës të së shtunës. Persona të paidentifikuar ekzekutuan me gjakftohtësi një burrë jashtë një Fast-Fudi në zonën e Metamorfosi.
Mediat greke shkruajnë se viktimë e atentatit ishte një boksier veteran i AEK-ut. Sipas autoriteteve ai mori tre plumba në gjoks dhe lart në qafë.
Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, ku njëri ka qenë i bardhë dhe tjetri i zi. Pasagjeri në motor ka hapur zjarr ndaj shënjestrës, duke e qëlluar me tre plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend 58-vjeçarin.
Mediat greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ndërsa forca të shuma policie dhe një skuadër e krimeve u nisën , drejt vendngjarjes duke rrethuar zonën.
Policia thotë se dushohet se vjeçari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.
Kujtojmë se një ngjarje shokuese ka ndodhur pak ditë më parë në shtetin fqinj, ku grabitësit hynë në banesën e një çifti dhe vranë mizorisht një 20-vjeçare nënë e një foshnje disa muajshe./Opinion.al