Në vendin tonë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19, 192 mijë qytetarë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.
“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.
Vaksinimi në Shqipëri ka nisur që prej javëve të para të Janarit. Fillimisht janë vaksinuar mjekët, mësuesit dhe të moshuarit, ndërkohë që sikurse është bërë me dije dhe më herët nga kryeministri, Edi Rama, synohet rritja e numrit të vaksinimeve me qëllim lehtësimin e sezonit turistik./Opinion.al