Shkrimtarja Flutura Açka duket e zhgënjyer këtë paradite, teksa numërimi i votave deri në këto momente favorizon Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Përmes një publikimi në “Facebook”, Açka sjell tre vargje shoqëruar me një foto simbolike, ndërsa shkruan se Atdheu ndodhet në trishtim.
Pse je n’trishtim Atdhe?
Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,
i prenë biletat për në udhëbotë,
e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!
Kujtojmë se Flutura Açka është kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Ajo renditet e dyta në listë, çka sipas rezultatit tregon se do të jete deputete në Kuvendin e ardhshëm./Opinion.al