Teksa prej më shumë se një ore ka nisur procesi i votimit në të gjithë vendin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga ambasadorët e huaj në Shqipëri.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, përmes një statusi në twitter njofton se në të gjithë vendin ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren, që do të ndjekun nga afër procesin e votimit. Më tej ai thekson se BE-ja është pranë qytetarëve shqiptarë ditën e zgjedhjeve.
“Dita e zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së, Shtetet Anëtare dhe Zvicra kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. Shihni hartën, BE-ja qëndron me të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve!”, shkruan Soreca në një postim në rrjetet sociale./Opinion.al