Aktualitet

Voton Albin Kurti: Ftoj qytetarët të votojnë, të respektojnë atdheun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 25/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në qendrën e votimit në Bllok. Kurti ka drejtë të votojë pasi ka pasaportë shqiptare.

Kurti tha pas votimit se dita e zgjedhjeve është dita e demokracisë duke i ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot të respektojnë atdheun duke votuar.

“Dita e zgjedhjeve është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është me diell, moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilit njeri që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Suksese,” tha Kurti.

Vetëvendosja kandidon në Shqipëri me tre kandidatë të pavarur, në qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastës./Opinion.al

Pas