Aktualitet

Voton Lulzim Basha: Sot është dita juaj, dilni masivisht dhe votoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 25/04/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke votuar në qendrën e votimit çerdhja nr.13, njësia 8 në kryeqytet.

Në fjalën e tij Basha tha iu bëri thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht të votojnë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin, ditë historike. Të gjithë shqiptarët kanë në dorë fuqinë e tyre. Të gjithë ju keni në dore fuqinë tuaj për fëmijët për vendin, sot është dita që ju të dilni dhe të vendosni për të ardhmen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë. Iu bëj thirrje dilni masivisht votoni. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Kryedemokrati shoqërohej nga të rinj që ishin votues për herë të parë./Opinion.aldhjet, Basha

Pas