Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona nga COVID-19, teksa nga 2092 teste të kryera janë shënuar 264 raste të reja.
Viktimat janë regjistruar; 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç.
Ndërkohë, rastet e reja janë konfirmuar; 47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 255
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2092
Testime totale 572,719
Raste pozitive 126,795
Raste të shëruara 94,431
Raste Aktive 30,090
Humbje jete 2274
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21182
Fier 2582
Durrës 1262
Gjirokastër 1245
Shkodër 1085
Vlorë 789
Korçë 775
Kukës 351
Dibër 336
Elbasan 277
Lezhë 152
Berat 53