Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan: Kina nuk na i ka dërguar vaksinat sipas kontratës

2021/03/26 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan: Kina nuk na i ka dërguar vaksinat sipas kontratës

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan tha të premten se deri në fund të shkurtit Kina nuk e kishte përmbushur objektivin për dërgimin në Turqi të 50 milionë dozave të vaksinës për koronavirusin dhe se ai e kishte ngritur këtë çështje në takimin me ministrin e jashtëm kinez.

Turqia nënshkroi në nëntor një marrëveshje me Kinën për të blerë 100 milionë doza vaksine, prodhim i firmës Sinovac Biotech, të cilat do të dërgoheshin pjesë-pjesë.

Sipas marrëveshjes, Kina duhej të dërgonte 50 milionë doza Sinovac në Turqi deri në fund të shkurtit dhe pjesa tjetër deri në fund të prillit.

Por dërgesat janë vonuar dhe Kina është ende 32 milionë doza mangut nga objektivi i shkurtit.

Presidenti Erdogan tha se e kishte ngritur çështjen me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë bisedimeve në Ankara të enjten.

“Marrëveshja e parë që bëmë me Kinën ishte në fakt për 100 milionë doza, me 50 milionë doza në fazën e parë. Deri tani 50 milionë dozat nuk janë marrë nga ne dhe këto 50 milionë duhet të mbërrinin deri në fund të shkurtit”, tha zoti Erdogan.

Që nga 14 janari, kur filluan imunizimet, Turqia ka administruar 14.6 milionë vaksina dhe 8.2 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë.

Zoti Erdogan tha se i kishte kujtuar ministrit Wang marrëveshjen që kishin nënshkruar në nëntor.

“Ia kujtova përsëri dje. I thashë se prisnim dërgimin e shpejtë të 50 milionë dozave, siç përcaktohej në marrëveshje,” saktësoi ai.

Sipas Presidentit Erdogan, ministri i kishte thënë se do ta ndiqte çështjen më nga afër dhe do ta diskutonte atë me Presidentin Xi Jinping.

Pas bisedimeve me Kinën të enjten, Turqia tha se ka filluar bisedimet e para për të blerë vaksinën ruse Sputnik-V.

Turqia regjistroi gati 29,000 infeksione të reja me koronavirus të enjten, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë. Shifrat kanë vazhduar të rriten pas lehtësimit të kufizimeve këtë muaj./ VOA

Etiketa: covid-19Erdogan KinaVaksina

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Victor Hugo: Letërsia është qeverisja e njerëzimit nga mendja njerëzore

Victor Hugo: Letërsia është qeverisja e njerëzimit nga mendja njerëzore

“Disa avionë nuk ulen dot”, Rama: Do investojmë në aeroportin e Rinasit

“Disa avionë nuk ulen dot”, Rama: Do investojmë në aeroportin e Rinasit

Koronavirusi/ Gjermania ashpërson kontrollet në kufij

Koronavirusi/ Gjermania ashpërson kontrollet në kufij

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com