Pas publikimit të fotomontazhit të kryeministrit Edi Rama, edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka bërë një postim të ngjashëm në “Instagram.”
Spiropali ka publikuar një foto teksa shihet në pasqyrë dhe e shoqëron me një mbishkrim të poetit Jorge Luis Borges.
“I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra prej tyre nuk më pasqyronte mua”, shkruan deputetja socialiste.
Dy ditë më parë Rama publikoi një fotomontazh, krahas së cilës shkuante shkruante se po fliste me veten.