Bota

Kryeministri britanik merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 19/03/21 |
Opi Nion

Pas konfirmimit të sigurisë nga EMA, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Johnson përfundoi në pavijonin e kujdesit intensiv në Spitalin St Thomas në Londër vitin e kaluar pasi u infektua me koronavirusin.

Sot, kryeministri britanik u kthye në të njëjtin spital për të marrë dozën e parë të vaksinës  dhe u largua duke u thënë gazetarëve se “nuk ndjente asgjë” dhe inkurajoi njerëzit të bënin të njëjtën gjë.

Me marrjen e dozës së parë, Johnson i bashkohet 26 milionë britanikëve që kanë bërë të njëjtën gjë në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë, kur të merrni njoftimin për të shkuar e për t’u vaksinuar, ju lutemi shkoni dhe bëjeni. Është gjëja më e mirë për ju, gjëja më e mirë për familjen tuaj dhe për të gjithë të tjerët. Mos më dëgjoni vetëm mua, dëgjoni të gjithë shkencëtarët, dëgjoni Agjencinë e Barnave të Bashkimit Evropian, çfarë ka thënë MHRA [Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore”. Rreziku është COVID..”-tha Johnson./ Opinion.al

Pas