Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkelje në 6 procese, si e liroi gjyqtarja e Krujës Hekuran Billën

2021/02/12 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkelje në 6 procese, si e liroi gjyqtarja e Krujës Hekuran Billën

Pas arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka bërë të ditur detaje te reja lidhur me disa çështje të trajtuar nga kjo gjyqtare.


Përmes një njoftimi për mediat ILD  bën me dije se në trajtimin e çështjes së Hekuran Bilës nga ana e gjyqtares janë konstatuar veprime të cilat kanë sjellë përfitim të pa drejtë për palët në proces gjyqësor.

“ILD ka vendosur më datë 16.07.2020 fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë (pas publikimit në media të vrasjes së shtetasit H.B më 11.06.2020), ndaj magjistrates E.H, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistrates E.H. janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:

–               Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit

–               Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin

–               Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

–               Mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit

–               Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e ILD.

Sikurse bën me dije ky inspektorat janë analizuar 6 vendimmarrje të magjistrates Hoxha nga viti 2017 deri në 2019 të cilat rezultojnë në kundërshtim me ligjin dhe të cilësuara shkelje me dashje direkte.

“Hetimi disiplinor i ILD ka analizuar 6 vendimmarrje të magjistrates E.H. nga viti 2017 deri në 2019, nga ku ka rezultuar se nga ana e saj janë zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale. Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj.

Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita; Këto veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues H.B. dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.  Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates E.H me “dashje direkte””, thuhet në njoftim.

Nisur nga sa më sipër ILD ka kërkuar shkarimin e gjyqtares proces që është ende në vazhdim.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ILD në këtë procedim disiplinor dhe të vendosë: “Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates E.H., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, thuhet në njoftim./Opinion.al

 

Etiketa: Enkeleda Hoxhaild


Ju sugjerojmë

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Para
Operacioni i SPAK, gjyqtarja Hoxha do të lironte një të dënuar për vrasje

Arrestimi i gjyqtares në Krujë, zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore

Zgjedhjet/Balla: PD dhe LSI s’ duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë

Zgjedhjet/Balla: PD dhe LSI s' duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë

Balla komenton Komisionin e Venecias: Nuk është detyrë e tij…

A ka influencë Tom Doshi në PS? Balla: Për pyetjen jam përgjigjur në 2015
















TE FUNDIT

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
28 Tetor, 2025

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com