Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bulqizës.
Nga njoftimi zyrtar, mësohet se nga konflikti i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar që ndodhej në ambientet e servisit të tij, teksa është goditur me sende të forta nga dy vëllezër.
Vëllezërit, autorë të kësaj ngjarje, njëri pej tyre me banim në Durrës e tjetri në Bulqizë, janë në shpallur në kërkim nga Policia.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Goditën me sende të fortae një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).
Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”./Opinion.al