Bota

COVID/Zbulohet vatër infeksioni me variantin britanik në Italinë veriore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 04/02/21 |
Doriana Çepunaj

Varianti britanik i COVID-19 është zbuluar në Corzano, një fshat me 1,400 banorë në rajonin e Brescias në Lombardi. Ekspertët thonë se situata, për momentin, nuk duket se tregon shenja të përmirësimit pasi 10% e popullsisë është e infektuar.

” 60% e rasteve pozitive janë nxënës të shkollës fillore dhe kopshtit që nga ana tjetër kanë infektuar familjarët e tyre”, shpjegoi për ANSA kryetari i Bashkisë Giovanni Benzoni, gjithashtu pozitiv, i cili tashmë ka vendosur të mbyllë shkollat ​​deri më 8 shkurt, masë që me siguri do të zgjatet.

Sipas ANSA, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së rajonit: ” Në orët e fundit kemi pasur vetëm një rast më shumë – komenton Benzoni. Të gjitha familjet janë në izolim dhe presim që kurba të ulet përsëri ”, tha ai./Opinion.al

Pas