Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria s’ka oligarkë”,Rama: Me taksën e sheshtë kontribuojnë në buxhet

2021/01/30 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Shqipëria s’ka oligarkë”,Rama: Me taksën e sheshtë kontribuojnë në buxhet

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga qyteti i Korçës për oligarkët,  teksa është shprehur se qeveria dhe Shqipëria nuk është në një kërcënim prej tyre.


Kreu i qeverisë u shpreh se këta, që sipas tij, opozita i quan ‘oligarkë’, janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksat që vendosi qeveria Rama. Sipas tij ne vend nuk ka oligarkë.

“Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesit publik. Në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe fitonin më shumë. Ky është fakt. Ata kishin një taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçës 10% dhe sot ata taksohen 15%.”- tha Rama.

Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur gjithashtu edhe taksën e sheshtë, premtim nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, për uljen e saj në 9%.

Lidhur me këtë çështje  Rama deklaroi se taksa e sheshtë është taksa e të pasurve dhe “Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është”

“Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh që kemi këtu është hendeku mes fakteve, shifrave, dhe perceptimeve që krijohen nga propaganda, dezinformomi, padituria, por dhe te predispozimi i njeriut për të besuar më shumë te gënjeshtra. Unë nuk besoj që qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes.”– tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Duhet të shohim faktet dhe këtu ka një problem të madh të shtrembërimit të fakteve. Keni zgjedhur një sistem ku padiskutim do kemi njerëz shumë të pasur dhe do kemi diferenca të mëdha mes tyre dhe tjerëve. Mund të jenë këta që janë, mund të jenë të tjerë komplet, nuk kanë rëndësi emrat. Çështja është e thjeshtë, këta njerëz shumë të pasur, e para, a e krijojnë, a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta, këta njerëz shumë të pasur a i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen, dhe e treta këta njerëz shumë të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë. Përdoret fjala oligark, por kjo fjalë nuk lidhet thjesht me sa para ke. Por sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, që do të thotë pushtet okult, jo legjitim, pushtet i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg, jo përmes mandateve të përfaqësimit. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesit publik. Në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe fitonin më shumë. Ky është fakt. Ata kishin një taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçës 10% dhe sot ata taksohen 15%.

Tjetër fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shu8mëfishuar. Nëse para 7 viteve numri i atyre që kishin akses në fonde publike për të bërë punë, por që kalonin nga kanali i konkurrencës përmes tenderave ishte X, sot është Y, shumë më i madh se X. Ka shumë aktorë sot në treg, sesa kishte dje. Duhen marrë këta ‘oligarkët’ dhe duhet parë çfarë kanë dhënë dhe çfarë kanë marrë, se flitet për ta dhe duket sikur flitet për ca njerëz që janë si ata personazhet e filmave të realizimit socialist. Në fakt, këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, pra mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz. Këta janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa. Financohen edhe shkollat, edhe shtëpitë e rindërtimit. Dhe e fundit, këta janë aktorë, të cilët në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e partneritetit publik privat, disa prej tyre, dhe përfituesi është publiku në radhë të parë, sepse këtu është bërë një propagandë e shfrenuar kundër fjalës PPP dhe koncesion. Po çfarë është në fakt e gjitha? Është marrja nga sektori privat i një investimi që shteti nuk ka mundësi ta bëjë në një hark të shkurtër kohe dhe kthimi i këtij investimi në vite. Pra, është njësoj si të shkosh në bankë të marrësh para dhe t’i kthesh ato në vite, duke pasur edhe ofrimin e shërbimit. Marrim Check-up, kontrollin mjekësor bazë, që ka luajtur një rol shumë të madh në verifikimin e gjendjes shëndetësore pa asnjë pagesë për njerëzit. Një kompani private ka investuar gjithë sistemin, laboratorët dhe sistemin e nxjerrjes së rezultateve, plus dhe gjithë sistemin e distribuimit të pajisjeve dhe elementeve që duhen për të realizuar Check-up. Nga kjo qindra mijëra njerëz kanë bërë kontrollin bazë falas dhe shteti paguan mbrapsht në mënyrë të përvitshme. Kjo është një marrëdhënie krejt e natyrshme interesash, ku shteti ka interesin publik dhe privati ka interesin e fitimit.

Por, ama këtu nuk rëndohet xhepi i qytetarit, sepse për të paguan shteti. Rruga e Arbrit, që është një nga rrugët më të premtuara në vendin tonë. Po bëhet, po investon një kompani private. Kjo do bëjë të mundur se deri në fund të vitit, shpresojmë, rruga do të jetë e përfunduar plotësisht. Shumë shpejt rruga do të hapet. Brenda një kohe të shkurtër ne do të kemi rrugën. Për 13 vjet ne do të paguajmë mbrapsht investimin. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh që kemi këtu është hendeku mes fakteve, shifrave, dhe perceptimeve që krijohen nga propaganda, dezinformomi, padituria, por dhe te predispozimi i njeriut për të besuar më shumë te gënjeshtra. Unë nuk besoj që qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes.

Etiketa: buxhetkorceoligarkerama


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
FOTO/ Moti i keq në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

FOTO/ Moti i keq në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

VIDEO/ Rusia përfshihet nga stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë

VIDEO/ Rusia përfshihet nga stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë

Leka Zogu I- shqiptarëve: Bashkohuni, të përmbysim regjimet antishqiptare

Leka Zogu I- shqiptarëve: Bashkohuni, të përmbysim regjimet antishqiptare
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}