Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi kritika qeverisë: Ta shikojë biznesin si partner, jo si armik

2021/01/26 at 5:42 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryemadhi kritika qeverisë: Ta shikojë biznesin si partner, jo si armik

Sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë.


Kryemadhi gjatë fjalës së saj është ndalur tek marrëdhëniet e shtetit me biznesin. Ajo theksoi se biznesi në Shqipëri duhet shikuar si një partner që ndihmon qytetarët dhe jo si armik.

Teksa kritikoi qeverinë për marrëdhëniet e saj me biznesin, kryetarja e LSI-së tha se më 25 prill duhet t’i jepet fund tranzicionit në vendin tonë, në mënyrë që të qytetarëve tu rikthehet shpesa.

 “Për LSI, më mirë 3 milionë shqiptarë të pasur dhe jo oligarkë sesa 3 oligarkë dhe 3 milionë shqiptarë të varfër. Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.

Ne mund të kemi turizëm plot. Ne jemi për taksën e sheshtë 9 përqind. Do marrë fund ky lloj taksimi , deri edhe ajrin e taksojnë. T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë të re tek qytetarët. Të kemi të gjithë mundësi të jetojmë në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Fjala e mbajtur në njësinë 2 nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi:

Dje bëmë prezantimin e programit të LSI-së, ku tashmë ne jemi shumë të qartë në atë që i ofrojmë qytetarëve. Nëse deri dje ishim në takime me ta për të folur dhe dëgjuar problematikat, apo edhe për të diskutuar e debatuar, sepse në fund të fundit nëse nuk diskutojmë as ne nuk e kuptojmë se çfarë ndodh, por as njerëzit nuk na kuptojnë ne. Dje kemi qenë të drejtpërdrejtë ku kemi bërë propozimet e programit, ku dua të theksoj që ne tashmë duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është një nga pikat tona kryesore. Sepse edhe propozimet tona kanë të bëjnë jo vetëm me problematikat dhe jetën e përditshme të tyre, por kanë të bëjnë edhe me fuqizimin ekonomik të tyre.

Ne kemi 5 propozime, të cilat do angazhohemi në 5 muajt e parë të qeverisjes. Janë 5 propozime shumë të thjeshta, që shkojnë drejtpërsëdrejti tek qytetarët. Kanë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, por përkundrazi kërkojnë një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve.

Sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë. Sot shqiptarët paguajnë taksa shumë më shumë seç kanë paguar më parë. Mjafton që të shkosh në një familje me dy pensionistë, që fëmijët e tyre i kanë në emigracion dhe që thonë pse duhet të paguajmë taksën e arsimit. Apo pse çmimi i energjisë elektrike është i lartë, apo pse shteti nuk u jep mundësinë dhe shanset për të qenë i barabartë.

Ne kemi kuptuar që informaliteti dhe mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të qenë pranë familjeve janë shumë të mëdha. Dhe mjafton që të kesh një vullnet politik për t’i shërbyer qytetarëve. Dhe një nga pikat tona kryesore është kthimi mbrapsht i 5% të faturës së shpenzimeve të qytetarëve. Çfarë do të thotë? Do të thotë që atë faturën që shqiptarët kanë jashtë enteve publike, pra po themi ushqim, veshmbathje, ilaçe, ne në fund të muajit u kthejmë atyre 5% të asaj fature të konsumimit që ata bëjnë. Pra që do të thotë në fund të vitit është një pagë më shumë në familjet e shqiptarëve, që e thënë drejtpërsëdrejti një familje mund të paguante internetin apo një pjesë të kopshtit apo çerdhes së fëmijëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, ne do ta vazhdojmë edhe më tej zhvillimin e kësaj duke u takuar dhe duke bashkëbiseduar me njerëzit, dhe jo vetëm që do të ketë një të mirë materiale të menjëhershme në xhepin e familjeje shqiptare, por nga ana tjetër do të ketë edhe një qarkullim ekonomik brenda buxhetit, që do të thotë investim më shumë në pensione, investim më shumë në infrastrukturë, në arsim. Që edhe ata pensionistë që kanë pension, të kenë mundësinë e rritjes së tij, por edhe zhveshjen nga taksa e arsimit që i dëmton dhe rëndon ata, ashtu sikurse rrit sa më shumë jo vetëm krijimin e hapësirave të vendeve të punës, por edhe hapësirave të tjera.

Kuadri tjetër është për sa i përket arsimit, taksën 1%, e cila ka të bëjë me taksën e së ardhmes siç e kemi quajtur, që shkon nga të gjitha kompanitë e mëdha dhe shkon drejtpërsëdrejti për arsimin. Pra do të thotë infrastrukturë. Secili nga ju kur paguan dritat dhe ujin ka një taksë për arsimin. Duam apo nuk duam ne, ajo është një rëndesë në xhepin e familjeve shqiptare. Ndërkohë që në këtë mënyrë zhveshim familjet nga kjo taksë, dhe e çon drejtpërdrejtë nëpërmjet 200 kompanive më të mëdha. Ndërkohë nga ana tjetër është programi “Mëso dhe fito” për të rinjtë tanë, për ata që janë nëpër shkolla profesionale, ku bashkëpunimi midis shkollave dhe bizneseve, u krijon mundësinë studentëve dhe gjimnazistëve që njëkohësisht edhe të punojnë, por edhe të shkollohen. Ata tani jo vetëm që janë papunë edhe pse kanë mbaruar shkollat, por pse të mos punësohen gjatë kohës që janë në shkollë dhe të kenë mundësi për të sjellë një të mirë materiale në familjet e tyre./ Opinion.al

Etiketa: Monika Kryemadhizgjedhjet


Ju sugjerojmë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Para
VIDEO/ Koncert në kohë COVID, spektatorët brenda një flluske plastike

VIDEO/ Koncert në kohë COVID, spektatorët brenda një flluske plastike

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet një person

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet një person

Gjermani/ 7 vite burg për anëtarin e ISIS, planifikoi sulme në Shqipëri

Gjermani/ 7 vite burg për anëtarin e ISIS, planifikoi sulme në Shqipëri
















TE FUNDIT

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
14 Korrik, 2026

Posta Shqiptare ka njoftuar se, pas një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në...

Lexo më shumë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
14 Korrik, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}