Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Në pranga ka rënë Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, ai u ndalua fillimisht nga Policia Kufitare Bllatë.
Keshi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato italiane për ekstradimin e 41-vjeçarit./ Opinion.al