Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reja për futbollin e 2020-ës: Ishte vit pozitiv, ja momenti më i vështirë

2020/12/30 at 7:17 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përballja me Kazakistanin, Reja: Pres rezultat pozitiv

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka bërë ditën e sotme bilancin e vitit që po lëmë pas në futboll.


Në një intervistë, e cila ishte ekskluzive për fshf.org, Reja u shpreh se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemi COVID-19,  bilanci për vitin 2020 në futboll është pozitiv.

Trajneri ka evidentuar edhe momentin më të vështirë për këtë vit. Sipas tij humbja në shtëpi me Lituaninë, është në një nga këto momente të vështira të këtij viti që po lëmë pas.

Megjithatë vendi i parë në grup i sjell ndërmend kujtime të mira, me njerëz që e falenderonin në rrugë për rezultatet e arritura.

Bilanci për vitin 2020 me Kombëtaren Shqiptare – “Bilanci për vitin 2020 në përgjithësi ka qenë pozitiv. Por duhet të kemi parasysh vështirësitë e mëdha që kemi pasur, mbi të gjitha për shkak të Covid-19, që na ka kushtëzuar shumë. Mbi të gjitha para se të shkonim në transfertat e Kazakistanit dhe Lituanisë kishim probleme të mëdha.

Shumë lojtarë nuk luanin me klubet e tyre, dikush ishte i infektuar me virusin korona, dikush kishte probleme të tjera dhe duhet të gjenim mënyrën që të hidhnim në fushë lojtarët që aktivizoheshin me klubet. Na është dashur të aktivizonim, për fat të mirë, disa lojtarë të cilët nuk kishin luajtur kurrë më parë me Kombëtaren, por në dy ndeshjet të rëndësishme siç ishin ato në Kazakistan dhe Lituani kanë bërë paraqitje mjaft të mira.

Mbase kemi luajtur më mirë se në ndeshjet ku kemi fituar, kemi krijuar shumë raste për gol, por për fat të keq nuk e çuam topin në rrjetë.

Pra, bilanci është pozitiv, sidomos nëse i referohemi performancës së fundit ku fituam miqësoren me Kosovën, që ishte e rëndësishme për ne e më pas dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Kazakistanin në shtëpi. Tre fitore radhazi që na dhanë siguri dhe besim, i dhanë shumë entuziazëm grupit dhe përsa i përket objektivit final ne ia dolëm mbanë.

E rëndësishme është që gjithçka përfundoi mirë. U renditëm të parët në grup dhe jemi shumë të kënaqur. Mendoj se duhet ta kishim fituar një nga transfertat ku morëm dy barazime, kishim më shumë mundësi të shkonim në play-off-in e Botërorit. Por duhet të jemi të kënaqur dhe të mundohemi të bëjmë më mirë në të ardhmen.

Momenti më i vështirë i vitit në futboll? – Momenti më i vështirë i vitit ishte humbja me Lituaninë në shtëpi. E gjithë puna e bërë dukej sikur ishte zhdukur papritur. Ka qenë një moment ku ne prekëm fundin, zhgënjimi ishte i madh, patëm probleme të mëdha dhe ishte çasti më i vështirë në aventurën time me Shqipërinë.

Momenti më i bukur? – Arritëm të dilnim mjaft mirë nga vështirësitë dhe momenti më i bukur ka qenë fitorja ndaj Bjellorusisë në shtëpi dhe arritëm objektivin tonë final. Sigurisht, ishte diçka e bukur dhe e rëndësishme. Mbaj mend që kur dilja në rrugët e Tiranës një ditë më pas njerëzit më falënderonin për atë që kishim bërë, për rezultatet që kishim marrë. Është e bukur të përjetosh këtë vlerësim të tifozëve shqiptarë kur ecën rrugëve të qytetit, të cilët të përshëndesin me buzëqeshje.

Pritshmëritë në futboll për 2021- Sa i përket asaj që pres nga viti 2021, më duhet të them se ëndrrat janë gjithmonë të bukura, ëndrrat bëhen realitet kur ke besim dhe ne do të nisim së shpejti eliminatoret e Botërorit 2022. Nuk patëm shumë fat në short, sepse kemi në grup Poloninë, skuadër shumë e fortë, Hungarinë, një nga kombëtaret më në formë të kohëve të fundit, është përmirësuar shumë. Dëshira jonë është të jemi kompetitivë deri në fund. Luajmë ndaj Anglisë dhe dy skuadrave të tjera me peshë, por kështu ne do të verifikojmë forcën tonë dhe ky është një aspekt thelbësor, sepse nëse duam të rritemi duhet të matemi me këto realitete që kemi përballë. Duhet të përballojmë këto sfida dhe të arrijmë në maksimumin e formës sonë, mbi të gjithë të lojtarëve. E rëndësishme është të luajnë me klubet e tyre dhe në mars të jenë në formë të mirë, në mënyrë që të jenë kompetitivë ndaj këtyre skuadrave.

Përditshmëria në 2020 dhe urimi për 2021- Sa i takon të shkuarës, ne lëmë pas një vit, mbase më të vështirin të jetës sonë. Sepse jemi duke jetuar një situatë anormale, që nuk është pjesë e mënyrës tonë të jetesës. Unë personalisht kam humbur shumë miq, të cilët u përballën me këtë virus dhe për fat të keq nuk ia dolën mbanë dhe nuk janë më mes nesh. Për këtë më vjen shumë keq, sepse përtej aspektit futbollistik, përtej kënaqësive që kemi pasur gjithsesi, po lëmë pas një vit të tmerrshëm. I tmerrshëm për zhgënjimet dhe shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Shpresoj që ky të jetë viti i rilindjes dhe shpresoj që të rikthehemi në normalitet të plotë, si më parë. Përveç kësaj, tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit dhe ky është një aspekt thelbësor. Sidoqoftë do të duhet pak kohë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Urimi im shkon për të gjithë miqtë e mi shqiptarë, për të gjithë punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit, me të cilët kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe më kanë ndihmuar shumë. Më keni dhënë siguri dhe kjo është shumë e rëndësishme për një trajner.

Të gjithë tifozëve shqiptarë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit ku ka shumë, dua t’i uroj që të kenë një vit sa më normal. Nuk duhet të kërkojmë gjëra të mëdha, por të kemi një vit normal ndryshe nga ky po lëmë pas”.

 

Etiketa: futbollreja


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
FOTO/ Ndërron jetë nga infarkti gazetari shqiptar

FOTO/ Ndërron jetë nga infarkti gazetari shqiptar

COVID-19, Pompeo për Kinën: Përgjegjësit do të japin llogari

Ndryshimet në qeveri, reagon Pompeo: Xhaçka një partnere e fortë

Vrasje e katërfishtë në Kosovë, ç’thotë policia

Vrasje e katërfishtë në Kosovë, ç’thotë policia
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com