Rajoni

Vrasje e katërfishtë në Kosovë, ç’thotë policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Edhe pse Hashani nuk ka dhënë shumë detaja, parakrakisht mësohet se policia ka marrë një informat për vrasje të katërfishtë, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje për hetim më të detajuar të ngjarjes.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.

Ndërkaq sipas “Gazetës Express” mësohet se vrasja e katërfishtë dyshohet që ndodhi brenda një familjeje.

Gjithashtu, i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë, është kryefamiljari, i cili më pas ka vrarë edhe veten.

Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna dhe babai i tyre./Opinion.al

Pas