Bota

COVID/ Britania e Madhe shënon numrin më të lartë të viktimave nga prilli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 30/12/20 |
Doriana Çepunaj

Britania e Madhe ka shënuar rekord viktimash si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se kanë humbur jetën 981 persona, shifër më e lartë që prej muajit prill. Po në 24 orët e fundit, janë regjistruar 50.023 raste të reja.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe, që përfaqëson rreth 44 milionë banorë, ka hyrë në të ashtuquajturin nivel i katërt, që parashikon mbylljen e pothuajse çdo aktiviteti përveç ushqimoreve dhe farmacive.

Kryeministri Boris Johnson gjatë një konference për shtyp iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta festojnë vitin e ri në shtëpi dhe të mos mblidhen për të festuar, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Boris Johnson tha:“qeveria dëshiron të nxjerrë nga bllokimi i nivelit të katërt vendin, por përhapja e mutacionit të ri thjesht nuk na jep hapësirën për ta bërë këtë”. Gjithashtu, Johnson shtoi se “ka me të vërtetë shumë arsye që na bëjnë optimistë për pranverën që vjen por për momentin duhet të përqendrohemi te beteja me virusin”./Opinion.al

Pas