Aktualitet

FOTO/ Ndërron jetë nga infarkti gazetari shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:25 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak, gazetari Prend Shota.

Sipas informacioneve bëhet me dije se gazetari ka ndërruar jetë në zonën e Farkës. Shota prej vitesh ka punuar si gazetar pranë “News24”, duke mbuluar kështu rrethet Kurbin dhe Krujë.

68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.

Ndërkohë, pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media. Prend Shota mësohet se ka lënë pas gruan dhe dy djem./Opinion.al

Pas