Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet mjeku Allkja pas shkarkimit: Jam linçuar thjesht prej fjalës së lirë

2020/12/30 at 4:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
QSUT ndërpret punën me mjekun Ilir Allkja

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja, ka folur sot pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës nga QSUT.


Në një intervistë në “News 24”,  Allkja ka thënë se në 28 vite punë si mjek nuk ka shkelur kurrë etikën, disiplinën profesionale por është shkarkuar pasi ishte ndër të parët që denoncoi administrimin e dobët të pandemisë dhe politikat jo adekuate në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Allkja e cilësoi linçim, shkarkimin e tij, prej fjalës së lirë. Po ashtu, ai i quajti akuzat ndaj tij, shpifje të keqkompozuara dhe një kërcënim për mjekët e rinj që të mos thonë atë që mendojnë.

“Ka ndodhur ajo që pritej. Çdo muaj prisja që të merrej një vendim për shkarkimin tim nga puna. Në 28 vite punë si mjek nuk kam shkelur kurrë etikën, disiplinën profesionale. Unë isha ndër zërat e parë që denoncova triazhimin e dobët, mungesën e veshjeve profesionale, administrimin e dobët të pandemisë, politikat jo adekuate në shpëtimin e jetëve njerëzore. Këto i kam bërë në radhë të parë si qytetar, së dyti si mjek i vijës së parë. Kam afro 30 vite që kontribuoj në sistem. Kam pasur besim që pas viteve ‘90 Shqipëria do të ndryshonte. Në QSUT kam 4 vite. Duke qenë se kam besuar se ky vend do të bëhet, se në këtë vend e drejta për të kërkuar përmirësime, për të kërkuar ndryshime në sistem, për të kritikuar çka nuk shkon është e drejtë themelore të paktën për profesionistët dhe ata që janë në shërbim të jetës, të njerëzve. Unë jam linçuar thjesht prej fjalës së lirë”, deklaroi Allkja.

Që kur keni pasur probleme në punë, pse mendoni se ju larguan?
Që në daljen time të parë. Kam kritikuar sistemin, administrimin e pandemisë. Kam kritikuar përgjigjen mjekësore ndaj ndihmës, për njerëzit e prekur, për njerëzit që kishin nevojë. Kam kritikuar shërbimin shëndetësor i cili ka plot defekte dhe mangësi. Këto i kam bërë në panoramën e asaj që quhet kërkesë për përmirësim.

Këto probleme kanë nisur që me nisjen e pandemisë apo më herët?
Probleme ka pasur gjithmonë, por unë kam qenë koshient si shumë kolegë të mi që ne jemi një vend i varfër, i keq menaxhuar, i abuzuar me një sistem shëndetësor të nën financuar. Kërkesat kanë qenë evidente gjithmonë. Mjafton të kontrollosh rrjetin tim social dhe gjithmonë kam shkruar mungesat. Dikur kishim ambulanca të keqpajisura. Sot na kanë sjellë disa ambulanca që nuk kanë pajisjet bazë të sigurisë, janë pa airbag. Tregon që janë makina që ndërtuar për tjetër gjë, jo për ambulanca. Janë bojatisur dhe shpërndarë këtu. Gjithmonë ka pasur mangësi, jo se u krijuan tani, por me nisjen e pandemisë, më e madhja e këtij shekulli këto probleme u shtuan. Bashkë me merakun për jetët tona. Ne kemi rrezikuar jetët tona. Bashkë me merakun për shëndetin tonë ka qenë dhe meraku për t’iu shërbyer më mirë. Nuk kam pretenduar që mjekët tanë të kishin kushte të njëjta me mjekët gjermanë, francezë apo grekë por duhet të ishim krah për krah me mjekët maqedonas, të Kosovës. Unë nuk kam asnjë rast konkret që të kem shkelur etikën e komunikimit. Kjo është skandaloze. Në qoftë se do të ndiqni të gjitha daljet e mia në media, kam ngritur zërin që qytetarët të kenë besim tek sistemi shëndetësor, të shkojnë në spital sepse kam hasur shumë pacientë që kanë firmosur për të mos u shtruar në spital. Kam folur shtëpi më shtëpi që të marrin ndihmën në spital. Të gjitha këto që kanë gatuar janë një tufë shpifjesh të keqkompozuara. Kompozimi është për faqe të zezë.

A keni pasur mundësi për ballafaqim?
Më është dhënë mundësia, kam qenë në datë 24 dhe aty jam pyet pse kam fol për testimet, për mungesat. Kam një procesverbal të protokolluar pyetje përgjigje. nëse unë them që jemi një vend me pak mjekë, kjo nuk është shpifje. Jemi 1.1 mjek për 1 mijë banorë. Ato më pyetën dhe iu përgjigja.

Ku jeni bazuar që ka testime të ulëta dhe që iu mohohen testimet dhe unë kam dhënë shpjegimin tim. Ku jeni bazuar që keni thënë që ka mangësi në staf. Unë kam thënë që kjo nuk është sekret. Përkundrazi duhet të shtojë vëmendjen që të shtohen mjekët. Dëmi në publik nuk është që u godit Ilir Allkja dhe ngeli pa punë. Këtu dekurajohen mjekët e rinj. Zë kërcënues që do ta pësoni si Ilir Allkja nëse flisni, nëse nuk duartrokisni. Besnikëria ime është me pacientin dhe shëndetin e tyre jo me partitë e qeveritë.

Në mbarë botën kemi parë që mjekët kanë reaguar. Miq të mi në Itali më thonë që kryeministri i Italisë nuk guxon të shkojë në spitale se do ta kryqëzojnë mjekët me kërkesat. Kemi kryeministren belge që mjekët i kthyen shpinën dhe nuk e duartrokitën. Shqipëria nuk ka standarde më të mira se Belgjika, se Franca.

Çfarë do të bëni pas vendimit?
Do të ndjek rrugët ligjore. E kam detyrim karshi vetes, karshi profesionit.

Keni marrë mbështetje nga PD dhe LSI, keni një koment për këtë, e shihni largimin tuaj të motivuar politikisht?
Nuk e di në substancë se çfarë është shkruar por falënderoj këdo, nuk është fjala për të mbështetur Ilir Allkja. Unë do të jetoj dhe punoj por puna është se çfarë mesazhi i jep qeveria mjekëve të rinj, duke linçuar publikisht një mjek sepse guxoi të ishte fëmija naiv në përrallën e Hans Andersenit./Opinion.al

 

Etiketa: Ilir AllkjaqsutSHKARKIM


Ju sugjerojmë

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor, 2026 2:53 pm
Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Bota

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

12 Qershor, 2026 2:47 pm
Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

COVID në Shqipëri/ 581 raste të reja dhe 4 viktima

COVID-19/ Rama: Vaksina falas, jo e detyrueshme për qytetarët

Rama njofton dakordësinë me Pfizer: Diferencimi i BE i papranueshëm

Infermieri infektohet me COVID pas vaksinimit, flasin ekspertët

Infermieri infektohet me COVID pas vaksinimit, flasin ekspertët
















TE FUNDIT

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
12 Qershor, 2026

Aleatët evropianë "mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen." Fjalët e Presidentit Trump në një intervistë të shkurtër...

Lexo më shumë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
12 Qershor, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme, duke inspektuar kushtet e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
12 Qershor, 2026

Festa për 80-vjetorin e Donald Trump-it më 14 qershor pritet të hyjë në histori si një nga festimet më të veçanta...

Lexo më shumë

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
12 Qershor, 2026

Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Belgjikës të ndërmarrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në burgje, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}