Bota

Infermieri infektohet me COVID pas vaksinimit, flasin ekspertët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Pas vaksinimit një infermier amerikan ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Raportohet se vetëm tetë ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës  Pfizer, infermieri  45-vjeçar në San Diego, ka ndjerë të dridhura, dhimbje muskulore dhe lodhje.

Pas një testi të kryer në qendrën spitalore në të cilën punonte, infermieri rezultoi pozitiv ndaj virusit. Ndërkaq për këtë situatë e cila bëri dhe “zhurmë” në rrjet, ka reaguar eksperti i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego, Christian Ramers.

Sipas ekspertit kjo është e pranueshme sepse pacientët që marrin vaksinën nuk krijojnë mbrojtje imunitare të menjëhershme.

“Skenari nuk është i papritur. Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga COVID-19 pasi të jenë vaksinuar.”– tha mjeku për KGTV./Opinion.al

Pas