Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Në një intervistë në abc news, Basha tha se shifrat dhe sondazhet e nxjerrin opozitën fituese, ndërkohë që Ramën e pret burgu.
“Marrëveshje për bashkëqeverisje me Edi Ramën, zero e mundur. Sepse Edi Ramën e pret burgu. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj shumicës. Nuk ka asnjë shans aleancë me Edi Ramën”, tha Basha duke shtuar se është e pamundur që Rama të mos humbë në zgjedhjet e ardhshme.
“Në gjendjen ku është vendi dhe me matjet e opinionit publik nuk ka asnjë shans që Edi rama dhe PS të mos pësojnë distafë elektorale”, u shpreh kryetari i PD-së./Opinion.al