Vijojnë infektimet me COVID në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Mësohet se i infektuar është edhe zv.drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.
Ai është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet prej dy ditësh në banesën e tij.
Dy ditë më parë u njoftua se edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është infektuart me COVID-19. Ai gjithashtu po kurohet në banesë.
Në vendin e tij është komanduar zëvendës drejtori i Policisë, Albert Dervishaj. /Opinion.al