Kreu i “Bindja Demokratike” Astrit Patozi, ka kujtuar 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të politikanit demokrat Sokol Olldashi.
Patozi ka kujtuar mikun e tij duke kënduar me kitarë një këngë tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.
Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës ku jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për ti kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij.
Ish- ministri i Brendshëm dhe i Transporteve, deputet i PD asokohe, Sokol Olldashi, humbi jetën në mbrëmjen e 19 nëntorit të vitit 2013 në një aksident tragjik në segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan./ Opinion.al