Aktualitet

Ndërron jetë nga koronavirusi aktori shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 20/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit të estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ka qenë në intubim.

Aktori, Fatmir Xhelili, ka interpretuar  për 46 vjet rresht në teatrin “Bylis” të Fierit, përkrah emrave të mëdhenj të skenës si: Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Ai numëron gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të humorit Koço Devole./ Opinion.al

Pas