Kosova ka shënuar 197 raste pozitive dhe tre viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja rezultuan nga testimi i 1.018 mostrave.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur gjithashtu se 48 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 18.345 raste dhe 669 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë regjistruar në komunën Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti./ Opinion.al