Sociale

Ndërron jetë nga Covid, mamia e maternitetit të Elbasanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 27/10/20 |
Opi Nion

Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit mamia e maternitetit të Elbasanit.

Lajmi i trishtë është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, të cilët shkruajnë se Majlinda Ilirjani, ka ndërruar jetë nga virusi i rëndë në moshën 50-vjeçare.

Ajo luftoi për dy javë me sëmundjen, por nuk arriti dot ta fitojë betejën me Covid-19.

Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta“, shkruhet në postim./ Opinion.al

Pas