Koronavirusi po rrezikon ndërprerjen e procesit të vetingut.
Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 shkruan Abc news.
Pas marrjes së rezultatit janë testuar edhe 11 komisionerë të tjerë të KPK.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka marrë një vendim për pezullimin e punës pasi janë duke pritur përgjigjet e testeve të bëra.
KPK është organi përgjegjës për shkallën e parë të vlerësimit të vetingut i dalë nga reforma në drejtësi./ Opinion.al