“Të gjithë çunat shqiptarë ishin zdromsa”, kështu u shpreh pak kohë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta kritike në rrjetet siciale ndaj kryebashkiakut.
Kësaj deklarate i është rikthyer ditën e sotme kryeministri Edi Rama, teksa inspektuan përfundimin e një banese që u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti i 206 nëntorit.
Rama e kritikoi Veliajn për deklaratën e tij, duke i sugjeruar që të mos e përdorte më këtë shprehje.
PJESË NGA BISEDA
Veliaj: Gëzuar princesha! Gëzuar! Po që je më e bukur se ajo atje. Je më e bukur se Frozen.
Rama: Mos hyr me këtyrë, ‘je e bukur’, ‘je e mirë’! Se na more në qafë me atë që the se; të gjitha çunat janë zdosma. Të janë qepur të gjithë ty si ‘zdroms’. Mos i hyr më këtë muhabeti. Se na ngatërron kot.
Veliaj dhe të tjerët qeshin
Rama: Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa? E di unë për ça e ke ti, që s’na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata./ Opinion.al