Kryesore

COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Kosovë, 120 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 31/08/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë regjistruar 120 raste të​ reja.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Sipas IKSHPK, numri i viktimave në Total në Kosovë është 525.

Ndërkohë, bëhet me dije se 122 persona janë shëruar, ndërisa raste aktive aktualisht janë 3,334.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,454 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./ Opinion.al

 

Pas