Një 42-vjeçar ka dhunuar një efektive të Policisë Rrugore pasi ajo e kishte sinjalizuar se kishte bërë parakalim të gabuar në aksin rrugor Lezhë-Mabë.
Pasi ka ndaluar, 42-vjeçari Emanuel Vokrri 42 vjeç, banues në Manati të Lezhës, ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht efektiven e cila ishte duke vendosur gjobën për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambintet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al