Kalifornia është nën pushtetin e flakëve më të fuqishme në historinë e shtetit. Për të paktën 100 mijë persona është urdhëruar evakuimi, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. 600 shtëpi raportohen të shkatërruara, ndërsa është karbonizuar një sipërfaqe që llogaritet e krahasueshme me dyfishin e hapësirës së Los Anxhelosit.
Situata më kritike është regjistruar në bregun e San Françiskos. Në të gjithë shtetin po punojnë 12 mijë zjarrfikës./Opinion.al