Është hedhur shorti për raundin e parë të ndeshjeve në Champions League, që e vë Tiranën përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e Tbilisit. Ndërkohë, skuadra që do të dalë fituese në ndeshje kalon në raundin tjetër, pasi Uefa ka vendosur të mos ketë një ndeshje të dytë.
Bardh e blutë ishin të vendosur në grupin e katërt nga UEFA, ndërsa vendimi për ndeshje në transfertë u mor bazuar në golat. Stadiumi ku do te luhet ndeshja do te zgjidhet me short./Opinion.al