Pronari i një restoranti në Berat është gjobitur me 1.000.000 lekë nga autoritetet pasi ushtronte aktivitetin e tij duke mos respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Subjekti ndodhet në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, ndërsa pronari është identifikuar me inicialet I. D., banues në Berat.
Policia e apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″./ Opinion.al