Aktualisht në Shqipëri janë të identifikuar 2417 raste aktive të personave të prekur nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.
Ne spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar. Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid./Opinion.al