Një shtetase me Covid-19 në Berat, që kishte shkelur karantinimin, është gjobitur e 700 mijë lekë nga policia.
Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700 mijë lekë.
“Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Opinion.al