Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

2025/11/03 at 8:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket se është shtyrë, shtetet evropiane sërish po tentojnë ta bëjnë veten të rëndësishme në çdo zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë.


Një nga përpjekjet e fundit është një plan 12-pikësh, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, që është iniciuar nga Finlanda. Ky plan ka qarkulluar në kryeqytetet evropiane javët e fundit. Dokumenti nuk është një marrëveshje e gatshme paqeje, gjë që bëhet e qartë përmes titullit provizor: “Elementet për paqe në Ukrainë”.

Ky plan po ashtu nuk është diskutuar në nivelet më të larta të BE-së dhe nuk është mbështetur zyrtarisht nga asnjë shtet. Përkundrazi, është diçka që është punuar në Koalicionin e Vullnetit një grup prej më shumë se 20 shtetesh që e mbështesin Ukrainën, që nga pranvera.

Dymbëdhjetë pikat janë strukturuar në dy faza: e para “armëpushimi” dhe e dyta “negociatat”. Qasja “fillimisht armëpushim” është diçka që shumica e shteteve evropiane kanë kërkuar që kur administrata Trump nisi të bisedonte me Kremlinin. Në dokument thuhet se një armëpushim i tillë “do të fillojë 24 orë pasi palët ta kenë pranuar këtë plan” dhe se një linjë kontakti “do të ngrihet në momentin që nis armëpushimi”.

Faza e parë

Duke pranuar rolin udhëheqës të SHBA-së në bisedime, plani po ashtu sugjeron që monitorimi i armëpushimi të nisë “menjëherë nën udhëheqjen amerikane, duke përdorur satelitë, dronë dhe mjete të tjera të teknologjisë”. Po ashtu, gjatë fazës së armëpushimit, plani është që Ukraina dhe Rusia të pajtohen për një pakt “kundër agresionit”, që do të thotë se përderisa Moska do të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës, Kievi po ashtu duhet të përmbahet nga përpjekjet për të rimarrë territoret nën kontrollin rus në rajonet ukrainase sikurse Krimea, Donbasi, Hersoni dhe Zaporizhja përmes mjeteve ushtarake.

Sa i përket centralit bërthamor që gjendet në Zaporizhja, është propozuar ideja që ai të transferohet nga kontrolli rus në një palë të tretë, të paidentifikuar, dhe të nisin negociatat për ta kthyer sërish nën kontrollin e Ukrainës.

Sipas planit do të ketë edhe “masa për ndërtimin e besimit”, që parashohin “që sanksione të caktuara dhe simbolike të hiqen pasi armëpushimi të ketë zgjatur për një numër të caktuar ditësh”. Një tjetër ide është që Rusia do të mirëpritet sërish në organizata ndërkombëtare. Edhe pse kjo gjë nuk është specifikuar qartë, mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, nga e cila Rusia u përjashtua më 2022, si dhe për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gjithashtu, propozohet që gjatë fazës së armëpushimit të krijohet një “Bord i Paqes”, që do të kryesohet nga Trumpi, për të mbikëqyrur zbatimin e një plani eventual të paqes – ide që duket se është marrë nga plani 20-pikësh për paqe në Gazë.

Faza e dytë

Faza e dytë negociatat fillimisht përfshijnë një armëpushim. Në tekst thuhet se “negociatat do të nisin për një vijë finale të kontaktit, e cila do të mbetet në fuqi derisa palët të pajtohen për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”.

Kjo fazë përfshin edhe krijimin e zonave të sigurisë përreth vijës së kontaktit, ku nuk do të lejohen aktivitetet ushtarake si dhe monitorimi nga një mision civil shumëkombësh në të dyja anët e vijës.

Garancitë e sigurisë, për të cilat Koalicioni i Vullnetit ka punuar për muaj të tërë, janë në pikën e 8-të, megjithëse nuk jepen detaje të tjera.

Pika e 9-të është më kundërthënësja, pasi ka të bëjë me një dialog të nivelit të lartë mes Kievit dhe Moskës për të “rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektin për diversitetin gjuhësor, kulturor dhe fetar”.

Zyrtarët nga shtetet lindore të BE-së, me të cilat ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, besojnë se kjo pikë e planit forcon pretendimet ruse, shpesh të cilësuara si të pabaza, se rusishtfolësit në Ukrainë janë diskriminuar dhe kanë nevojë për mbrojtje nga Moska.

Pika pasuese është po ashtu e debatueshme nga shumë qeveri evropiane pasi përmend “nisjen e negociatave për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”. Kjo bie ndesh me qëndrimet “maksimaliste” të shumë kryeqendrave të BE-së, sipas të cilave, Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga asnjë centimetër territor dhe se integriteti territorial i saj është kyç.

Pika e parafundit e planit lidhet me rindërtimin dhe parashikon krijimin e një fondi për Ukrainën. Asetet e ngrira ruse thuhet se mund të përdoren për këtë fond.

Në fund, dokumenti përmend heqjen graduale të sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me zbatimin e planit. Këtu thuhet se Ukraina dhe Rusia do të nisin një proces për t’u pajtuar mbi kompensimin e dëmeve të luftës, me asetet e ngrira ruse në Perëndim, që kapin vlerën e mbi 200 miliardë eurove, të cilat mund të kthehen sapo të arrihet një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës. Plani përfshin edhe një mekanizëm që do të rikthente në mënyrë automatike të gjitha sanksionet dhe masat izoluese në rast se Ukraina sulmohet sërish.

Sa gjasa ka ky plan të funksionojë? “Ndoshta jo shumë”, pranon një zyrtar evropian që foli në kushte anonimiteti. Dhe ndonëse disa nga ta ende mendojnë se SHBA-ja mund të jetë e interesuar për të paktën disa aspekte të propozimeve, pak kush beson se Rusia do të pajtohet. Siç u shpreh një diplomat evropian: “Mund të kemi një plan me 12 pika, por nuk do të ketë paqe, ky është plani njëpikësh i Putinit”.



Ju sugjerojmë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Para
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
















TE FUNDIT

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com