Aktualitet

Doli nga banesa duke qenë e infektuar me Covid, policia gjobit 37-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 31/07/20 |
Al Do

Një shtetase me Covid-19 në Berat, që kishte shkelur karantinimin, është gjobitur e 700 mijë lekë nga policia.

Sipas policisë shtetasja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700 mijë lekë.

“Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Opinion.al

Pas