-Kulturë

Burimi misterioz në Francë që nuk i gjendet origjina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 31/07/20 |
Al Do

Në zemër të rajonit Burgondisë në Francës, i rrethuar nga vreshta, katedralet të epokës së Rilindjes dhe qytete kodrinore mesjetare, ndodhet një nga vendet më misterioze të zonës: një burim karstik në qytetin e vogël të Tonnarre të njohur si Fosse Dionne . Një prurje 311 litra uji vjen nga ky burim çdo sekondë, por megjithëse eksplorues të panumërt kanë guxuar të shkojnë në thellësi të tij ndër shekuj, askush nuk ka arritur të gjejë se nga buron ai.

Romakët shfrytëzuan burimin karstik për ujë të pijshëm; Keltët e konsideruan të shenjtë; dhe francezët rrethuan ujërat që ndryshojnë ngjyrë vazhdimisht, me një amfiteatër dhe e përdorën atë si një banjë publike në vitet 1700. Gjatë kësaj kohe, gratë që hidhnin sytë nga thellësitë e Fosse Dionne teksa laheshin, filluan të pyesin se çfarë kishte në fund të burimit. Sipas një legjende, një gjarpër vdekjeprurës qëndronte në fund të pusit. Sipas të tjerëve, burimi ishte një portë për një botë tjetër.

Në përpjekje për të zgjidhur këtë mister të vjetër, në 1974, dy zhytës profesionistë u zhytën në ngushticat e shkëmbinjve gëlqerorë me shpresën për të arritur në burimin e tij. Teksa notonin në thellësi, ata u zhdukën. Në vitin 1996, qyteti punësoi një zhytës tjetër për të provuar të shkonte në pikën ku burojnë ujrat. Ai gjithashtu vdiq.

Tetorin e kaluar, kryetari i bashkisë së Tonnarre punësoi zhytësin profesional Pierre-Éric Deseigne. Ai u zhyt më shumë se 70 metra nëntokë, duke përshkuar një distancë 370 metra nga hyrja e burimit, duke filmuar të gjithë ekspeditën e tij. Ndërsa Deseigne eksploronte territorin që askush nuk e kishte parë më parë, ai ende nuk ishte në gjendje të gjente origjinën e burimit, duke e lënë të pazgjidhur misterin e lashtë nëntokësor të Francës./ Opinion.al

Pas