Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se mazhoranca nuk paraqiti argumente dhe në fund u largua nga tavolina.
“Në 5 orë debat PS dhe përfaqësuesi i saj sollën zero argumente në mbështetje të asaj që kanë sjellë dhe asnjë argument për të kundërshtuar propozimin e opozitës. Përfaqësuesi i PS u largua nga tavolina, ndërkohë që jemi të gatshëm dhe të palëvizur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi është të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Asnjë argument nuk ka pasur as këtu”, tha Vasili.
Vasili iu përgjigj edhe sfidës së Damian Gjiknurit i cili i kërkoi opozitës të gjenin një vend të OSBE me lista të hapura dhe formulë koalicionesh si ajo aktuale që ka Shqipëria.
“Të gjejnë një vend që ndryshon rregullat e zgjedhjeve 6 muaj para regjistrimit të partive”, tha Vasili./Opinion.al