Një 23-vjeçar është vrarë sot në qytetin e Elbasanit.
Viktima ka ndërruar jetë teksa transportohej në spital. Dyshohet se ai është qëlluar me thikë.
“Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia