Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spitali “COVID4”, PD akuzon Ramën për mashtrim

2020/07/14 at 12:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Pandemia COVID-19 në Shqipëri përveç viktimave dhe dëmeve të mëdha në ekonomi, ka shkaktuar dhe një përplasje të re politike mes opozitës dhe qeverisë.


Ditën e sotme Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar në lidhje me spitalin “COVID 4”.

Ish-deputetja Oriola Pampuri ka deklaruar se edhe pse kanë kaluar një muaj e gjysmë nga inaugurimi, ky spital nuk është gati të përballojë qytetarët të prekur nga COVID-19.

Sipas saj, mijëra pacientë të “Shefqet Ndroqit” dhe familjet e tyre do të paguajnë faturën e mashtrimit të qeverisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORIOLA PAMPURI

Ndodhem sot tek godina që kryeministri në ikje dhe Ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë.  Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim. Dëgjojeni vetë kryeministrin në ikje që gënjente pa turp në 2 Qershor.

EDI RAMA :Mund të ndodhë që numrat jo vetëm të rriten, por të na shoqërohen me atë që nuk e patëm herë  e parë, larg qoftë. Dhe ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati. Është fantastike, fantastike.

Është e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Asgjë nuk ka ndodhur nga ato që premtoi Edi Rama. Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID. Ky ishte plani i vetëm i kësaj qeverie të falimentuar për të përballuar fluksin në rritje – heqja e shërbimit të duhur spitalor për mijëra pacientë, të sëmurë kronikë, shpeshherë rëndë. Duke rikthyer sanatoriumin në COVID, të sëmurët nuk do të kenë më mundësinë të marrin trajtime të specializuara tek sanatoriumi, pasi qeveria do ta izolojë spitalin për të infektuarit me COVID.

Qeveria e Edi Ramës është pa asnjë plan për të përballuar situatën, që është në gje dje të lirë. Qeveria është dorëzuar. Kryeministri në ikje nuk e ka shtuar fondin për shëndetësinë as në buxhetin e rishikuar pra pak ditësh. Shqipëria ka nevojë të rrisë nunrin e testimeve, të rrisë kapacitetet laboratorike, pasi 4 muaj pas shpërthimit të epidemisë, vazhdohet që të punohet me 1 laborator të vetëm. Mungesa e një strategjie ka bërë që Shqipëria të jetë në 15 vendet e para në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve për 1 milionë banorë. Është e pafalshme që qeveria është shndërruar në mbajtëse statistikash dhe nuk thotë çfarë plani ka për të vënë nën kontroll situatën e rënduar.

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

Emrat/OFL në Shkodër, kush janë 4 të dënuarit që do të deklarojnë pasurinë

15 mijë thirrje në javë tek 127, trefishohen referimet për tampon

15 mijë thirrje në javë tek 127, trefishohen referimet për tampon

Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}