Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

2020/07/10 at 1:01 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi Hoti – Vuçiç zhvendoset në Bruksel, vendoset data e re

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua virtalisht të premten  dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.


Sipas Radio Evropa e Lirë takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet përmes një video-konference, kurse vazhdimi i dialogut pritet të ndodhë më 16 korrik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.

“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

“Por, ne fuqishëm besojmë se procesi i dialogut duhet të ketë një afat të qartë kohor dhe një kornizë të vlerave dhe parimeve themelore që duhen respektuar, në përputhje me perspektivën evropiane të të dyja vendeve”, shtoi Hoti.

Hoti tha se procesi i dialogut, në mënyrë që të jetë i suksesshëm duhet të udhëhiqet nga parime që sipas Hotit janë: Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket, marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si modaliteti i vetëm që do t’i jepte legjitimitet një marrëveshjeje të tillë.

Sipas Hotit, bazuar në këto parime, marrëveshja finale duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe nëse kjo nuk ndodh, marrëveshja si e tillë, sipas kryeministrit kosovar nuk do të kishte sukses.

Sipas Hotit, personat e pagjetur dhe viktimat e çfarëdo forme të dhunës, dëmet e luftës dhe viktimat, janë shqetësimi kryesor i Kosovës në këtë proces, andaj ai shtoi se pa pasur drejtësi për viktimat nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve.

Hoti po ashtu përmendi që marrëveshja finale duhet të kontribuojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shënuam me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, që vendet e tjera të Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën dhe pastaj do të merreshin me të zhdukurit dhe çështjen e dëmeve. Nëse ky është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, tha Vuçiç për Televizionin Pink të Serbisë.

Ai tha se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por nuk do të ketë bisedime për pranim të ultimatumeve.

“I jam mirënjohës përkushtimit evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, tha Vuçiç.

“Do të jemi të ekspozuar ndaj pritjeve të mëdha të partnerëve evropianë dhe do të kthehemi prapa në vend të darkës së nesërme. Kemi një video-konferencë të dielën dhe më pas vazhdimin e dialogut”, tha ai.

Pas samitit, pritet që Franca dhe Gjermania, si organizatorë të këtij samiti, do të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç tha ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ne samitin virtual marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiç.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, pret që samiti nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, të premten, do të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Sipas tij, korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, i cili në mënyrë të qartë ndërlidhte perspektivën e Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, heqjes dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, “tashmë kanë humbur më krizën shumëvjeçare”.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet. Kjo duhet t’i bëhet me dije në mënyrë të qartë presidentit (Aleksandar) Vuçiç në Beograd dhe pastaj kjo duhet të jetë kornizë, përmes së cilës do të bisedonin përfaqësuesit e BE-së, zoti Borrel dhe zoti Lajçak”, thotë Weber./ REL



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Para
Cilësia e karburantit, në Shqipëri ka falsifikim të dhënash

Cilësia e karburantit, në Shqipëri ka falsifikim të dhënash

PS: Mbështesim hapjen e listave zgjedhore

PS: Mbështesim hapjen e listave zgjedhore

Zgjedhorja/ Rama: Nuk reformon asgjë, mora kënaqësi nga kënaqësia e Lulit

Rama: Lista të hapura, por sistemi zgjedhor nuk preket
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Qershor, 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Qershor, 2026

Dashi Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi...

Lexo më shumë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}