Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Ekspertja e OKB-së “u dha leje terroristëve”

2020/07/09 at 4:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Ekspertja e OKB-së “u dha leje terroristëve”

Shtetet e Bashkuara thanë se ekspertja e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, ka mbështetur terroristët duke konstatuar se sulmi i Shteteve të Bashkuara, që vrau gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, dhe nëntë të tjerë në fillim të këtij viti në Irak, ka qenë “i paligjshëm”.


Callamard, raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për ekzekutime jashtëgjyqësore ose ekzekutime arbitrare, i paraqiti gjetjet e saj të enjten në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë.

Në një raport të lëshuar këtë javë, Callamard tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar prova specifike që tregojnë se Soleimani ka qenë duke planifikuar një sulm të menjëhershëm kundër interesave të SHBA-së, veçanërisht në Irak, për të cilin veprimi i menjëhershëm ka qenë i nevojshëm dhe do të justifikohej.

Andaj, sulmi me dron i SHBA-së, më 3 janar pranë aeroportit të Bagdadit, ku Soleimani është vrarë, përbën “vrasje arbitrare”, për të cilën Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse në bazë të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, shkroi Callamard në raport.

“Duhet një lloj i veçantë i pandershmërisë intelektuale për të nxjerrë një raport që i dënon Shtetet e Bashkuara për veprim në vetëmbrojtje, ndërsa shfajqëson të kaluarën famëkeqe të gjeneralit Soleimani, njërit nga terroristët më vdekjeprurës në botë”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.

“Ky raport tendencioz dhe monoton i minon të drejtat e njeriut, duke u dhënë leje terroristëve, dhe dëshmon edhe një herë pse Amerika ka pasur të drejtë që është larguar” nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, më 2018, tha Ortagus.

Në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit, i cili ka udhëhequr forcën Kuds të Gardës Revolucionare Islamike, Irani ka sulmuar bazat amerikane në Irak, duke lënë rreth 110 trupa amerikane me lëndime në tru. Callamard tha se edhe sulmet e Iranit kanë qenë të paligjshme.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka justifikuar vrasjen e Soleimanit, duke thënë se ai ka qenë përgjegjës për sulmet ndaj forcave amerikane për vite me radhë dhe se ka planifikuar sulme të tjera ndaj amerikanëve dhe aleatëve amerikanë në rajon./ REL



Ju sugjerojmë

Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

8 Qershor, 2026 12:47 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

8 Qershor, 2026 12:36 pm
Para
Dy qytetet shqiptare, ndër më të varfra në rajon

"Uria vret më shumë se koronavirusi"

Trump publikon letrën ku protestuesit paqësorë cilësohen terroristë

Akuzat për evazion fiskal, Gjykata Supreme: Trump të dorëzoj të dhënat

Para nisjes për në Hagë/Thaçi, Pacolli dhe Meta takohen në Gjirin e Lalzit

Para nisjes për në Hagë/Thaçi, Pacolli dhe Meta takohen në Gjirin e Lalzit
















TE FUNDIT

Rama pritet me protesta në Shkodër

Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet...

Lexo më shumë

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
8 Qershor, 2026

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur...

Lexo më shumë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
8 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka publikuar foton e Sadik Llanajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi këtë të hënë...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një deklaratë, të cilën e quan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}