Zbulohet në Himarë, një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII para Erës Sonë).
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore e zbuluan fillimisht varrezën në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian.
Në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik nga gërryerja e përroit, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë dhe disa varre ciste.
Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor të këtij viti, u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmoi ekzistencën e një varreze tumulare me vlera të jashtëzakonshme historike./Opinion.al