Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rindërtimi/ Rama: Ne jemi atdheu i Shën Thomait, po nuk prekëm nuk besojmë

2020/07/07 at 1:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rindërtimi/ Rama: Ne jemi atdheu i Shën Thomait, po nuk prekëm nuk besojmë

Kriza është edhe mundësi, tha kryeministri Rama sot në fjalën e tij gjatë prezantimit të planit të rindërtimit për zonën e Kombinatit në kryeqytet, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti  i 26 Nëntorit të viti të shkuar.


“Kriza është edhe mundësi për ata që kanë vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një mundësi e vetme.”, tha Rama.

Projekti i prezantuar sot për Kombinatin parashikon akomodimin në banesa të reja për 20 mijë e 500  banorë. Aty do të ndërtohen gjithashtu 4 institucione arsimore, 9 pika social kulturore dhe 5 sheshe publike.

Kryeministri Rama nuk u ndal vetëm në zonën e Kombinatit gjatë fjalës së tij. Ai theksoi se projektet e rindërtimit do të synojnë përveç akomodimit të familjeve që humbën shtëpitë, edhe një rivitalizim të këtyre zonave.

“Sot jemi gati për të nisur punën për ti dhënë Laçit një impuls të ri. Në atë zonë (Kisha e Shna Ndohut) kalojnë çdo vit, mbi 1 milionë vizitorë, por ata nuk ndalen kurrë në Laç. Me ndërhyrjen e re që do të ndodhë jo vetëm do të sistemohen familjet që humbën shtëpitë, jo vetëm që do të krijohen kushte të reja jetese, por aty me siguri do të krijohen kushtet për t’i mbajtur vizitorët më shumë dhe kjo do të sjellë më shumë ekonomi.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për Thumanën.

Të gjithë do të hyjnë pa përjashtim në shtëpi të reja dhe më të bukura dhe jo të rrethuar nga xhungla ndërtimesh kuturu”, tha Rama duke nënvizuar se edhe në zona të tjera si Durrës dhe Krujë do të nisin projektet e reja.

Ai iu përgjigj gjithashtu akuzave se ka ende njerëz në çadra dhe se puna ende nuk ka filluar në kantierët e zonave të goditura nga tërmeti.

“Ne sot po përjetojmë rritjen e temperaturave dhe nuk ka ditë që unë të mos mendoj që në ndërkohë që në shtëpitë tona është, se unë nuk jam edhe përdorues i ajërit të kondicionuar, është rritur temperatrua, ka ende familje të tëra që vazhdojnë në çadra. Mirëkuptoj stresin dhe padurimin.

Për të shkuar deri tek shtëpia e ndërtuar është një proces i tërë në rast se ne duam që të dalim shumë më të mirë, shumë më të fortë sa ç’ishim në ato territore ku goditi tërmeti. Është një proces i plotë planifikimi që ka të bëjë me territorin, pronën, shpronësimet por lidhet edhe vetë me gjeologjinë. Paralelisht janë proceset e garave të cilat një pjesë janë mbyllur një pjesë janë në proces dhe një pjesë ende nuk janë hapur. Pastaj janë projektet e zbatimit.

Sidoqoftë duhet durim edhe me sigur të gjitha këto pamje që sot janë 3d të kthehen në realitet. Të gjitha 3d që ekspozojmë janë pjesë e projekteve. Çfardo qoftë që ndërtojmë nuk fillon kur hapen themelet.”, shtoi Rama.

Ai akuzoi më tej qeverinë e kaluar për projektet infrastukturore të cilat i konsideroi “të lëna rrugëve” dhe të ndërtuara pa leje.

“Ne nuk futemi në kantier si hordhi ndërtuesish. I falet njerëzve dhe familjeve ajo që ka ndodhur në Shqipëri në vitet 90 por jo  shtetit dhe familjes që kanë ndërtuar pa leje.”, tha kryeministri i cili në fund të fjalës së tij shtoi se shpreson që kantirëve të rindërtimit t’i jepet sa më shpejtë jetë sepse, siç tha ai “ne jemi atdheu i Shën Thomait po nuk prekëm nuk besojmë”. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
Bota

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës

13 Qershor, 2026 12:21 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Para
Tabaku: Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi, borxhi 80% e PBB

Tabaku: Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi, borxhi 80% e PBB

Trafikimi i 613 kg kokainë/Shtyhet sërish seanca për Çekajn,gjobë avokatit

Trafikimi i 613 kg kokainë/Shtyhet sërish seanca për Çekajn,gjobë avokatit

4 pyetje për qeverinë,Basha:Famijarëve të të prekurve nuk iu bëhet tamponi

4 pyetje për qeverinë,Basha:Famijarëve të të prekurve nuk iu bëhet tamponi
















TE FUNDIT

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
13 Qershor, 2026

Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen...

Lexo më shumë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
13 Qershor, 2026

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më...

Lexo më shumë

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
13 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pas një sulmi amerikan u vra drejtuesi i grupit kriminal transnacional ”Tren de Aragua”....

Lexo më shumë

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
13 Qershor, 2026

Policia Kombëtare e Perusë ka realizuar një arrestim të pazakontë në kryeqytetin Lima, duke përdorur një taktikë të veçantë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}